Karioka ende në Tiranë, Skënderbeu gati goditjen

Braziliani u njoftua që të mos presë biletën për t’u kthyer në Brazil, deri sa të luhet ndeshja përballë Mladës. Haris Fakiç, negociata të fshehta. Edhe Partizani e ka në mend, por Moxhi është kundër

Anton Cicani

Merkato nuk fle kurrë… Edhe atëherë kur mendon për një 90 minutësh (ose më shumë) ku janë në lojë shumë para dhe sidomos kualifikimi. Skënderbeu po monitoron tregun në Superligë dhe, madje, nuk ka ndër mend që të ndalet me vetëm disa afrime që ka bërë deri tani. Në objektiv, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, ka përfunduar ish-futbollisti i Kukësit, mesfushori brazilian Zhan Karioka, që vetëm dy ditë më parë me një letër të gjatë i dha lamtumirën kampionëve të Shqipërisë. Një humbje e madhe për Kukësin, pasi 28-vjeçari ka qenë një titullar  fiks në formacionin e kampionëve dhe nga më të spikaturit në këto dy sezone. Ja se çfarë shkruajti ai në letër: “Sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Kukësit, për të cilin kam shumë dashuri. Dua të falënderoj zotin që e hapi këtë derë dhe më bekoi, po ashtu gruan time që ishte gjithmonë në anën time, duke me dhënë mbështetje. Falënderoj familjen time dhe miqtë e mi. Nuk mund të lë pa falënderuar presidentin Safet Gjici, zyrtarët e klubit, trajnerët që kam punuar këtu, grupin e lojtarëve dhe kryesisht tifozët që më kanë trajtuar gjithmonë me shumë dashuri dhe respekt. Respekt për fansat! Në këto 2 vjet klubi kam luajtur 90 ndeshje, kam fituar 3 tituj (Superkupën, Kupën dhe titullin kampion). Kam luajtur në dy kualifikuese të Europa League-s dhe një të Champions League-s, edhe pse ka pasur shumë vështirësi ne i kemi kaluar me sukses. Shume faleminderit dhe zoti ju bekoftë të gjithëve. E ardhmja? Në duart e zotit, sepse ai e di se çfarë është më e mirë për mua”.

Bileta… – Lojtari aktualisht ndodhet në Shqipëri dhe, sipas burimeve të gazetës, është informuar që të presë përpara se të prejë biletën për në Brazil. Pikërisht drejtori i Skënderbeut, Haris Fakiç e ka vënë nën shënjestër. Por, në fillim duhet luajutr ndeshja e dytë ndaj Mlada Boleslavit, më pas do të ulen dhe do të bisedojnë. Sakaq, në skenë mund të futet edhe Partizani, edhe pse duhet thënë se ideja e Moxhit është shumë larg amerikanolatinëve, por më shumë afër Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online