Guri vlen 2 milionë lekë, po dhuna sa vlen për FSHF-në?

Para shumë vitesh fusha si ato të Peqinit apo Laçit ishin tabu, po të fitoje mund të largoheshe nga stadiumet me plagë të ndryshme dhe i poshtëruar.

Për fat, kohët kanë ndryshuar, Laçi është qytetëruar dhe Peqini ka zbritur në “ferrin” e Kategorisë së Dytë, por herë pas here dalin kërpudha dhune që Federata Shqiptare e Futbollit i ka rritur vetë, si pa dashje.

Mjafton një rast: ajo që i bëri Këlcyra arbitrit pak kohë më parë ishte material për burg, jo për drejtësi sportive, sepse nga ana sportive Këlcyra duhej të ishte fshirë nga harta e futbollit.

Përfundimi? Asgjë, një përkëdhelje dhe kthim në kampionat. Humor tragjik. Po këtë sezon? Nuk po shkojmë në kategoritë e ulëta, por po qëndrojmë në Superiore. Pa polici është një katastrofë, po e shohim çdo javë, por katastrofa më e madhe janë vendimet e organeve të federatës.

Sinjalet janë dhënë me kohë, gur në Kamzë ndaj arbitrit në një ndeshje të Kukësit, topa bore mbi arbitrin në Korçë, pushtim fushe nga tifozët e Tiranës dhe po ashtu nga disa tifozë të Partizanit. Të gjitha janë kaluar butë, qetë e më dashuri. Nga një gjobë dhe ec, të lutem mos e bëj më.

Në Kamzë ishte vdekja e futbollit, kriminale të shihje arbitrin të dhunohej dhe siguria ishte qesharake, me disa të moshuar që bënin stjuardët dhe disa policë që më zor ngrinin barkun.

FSHF tashmë duhet ta ndajë mendjen, nëse vijojmë kështu, le t’i vendosë çmimin dhunës dhe t’u thotë të gjithëve: guri 2 milionë lek, dhuna 5 milionë, po vdiq njeri bëni kujdes se do u heqim pikë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online