Sidrit Guri e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë për ekipin e Ostendes në takimin kundër Cercle Bryzh, takim i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit belg.
Në javën e parë, Guri mungoi për shkak dëmtimi, por sot e nisi si titullar takimin dhe iu deshën vetëm 32 minuta për të shënuar. Pasi gjeti rrjetën me një gjuajtje me kokë, Guri i dedikoi golin bashkëshortes së tij, që pret të vijë në jetë fëmija i tyre.