Gurban Gurbanov, trajneri i Karabakut, ka dalë sot para mediave në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen me Partizanin. “E dimë që do luajmë një ekipi të vështirë si Partizani. Edhe me Kukësin patëm probleme vjet, është një ndeshje e vështirë. E dimë se ata kanë edhe tifozë të flaktë dhe që e mbështesin skuadrën deri në fund. Do te jetë një ndeshje e fortë për ne”.
“Karabaku nuk e sheh veten favoritë, pasi luhet në nivele si Champions League, ku janë ekipe të barabarta. Do donim të fitonim, por edhe një barazim do të ishte mirë. Nëse nuk pësojmë gol do të jetë mirë, duke shënuar ne normalisht.
“Nuk mund t’i krahasoj ndeshjen e vjetshme ndaj Kukësit me këtë sivjet. Pas ndeshjes së nesërme mund të them diçka. Partizanin nuk është se e kam parë shumë dhe pasi të luajmë mund të dalim në konkluzione”.
“Është ndeshje e vështirë dhe është shumë vapë. Na duhet disiplinë dhe t’i harrojmë temperaturat. E kam parë që kanë bërë disa ndryshime te Partizani. Ndryshimet e shumta që kanë bërë mund të sjellin edhe një element surprizë për ne”.
“Ikja e Agollit? Ansi nuk e ka lënë këtë ekip si lojtar, ai ka ikur nga një familje. E ndjejmë mungesën e tij si një anëtar i kësaj familjeje. Eliminimi i mundshëm nga turi i parë? Për çdo ekip është humbje eliminimi nga raundi i parë. Nëse ndodh, do të shohim përpara”, u shpreh në mbyllje Gurbanov.