Polemikat përpara ndeshjes Island-Turqi duket se nuk kanë të mbaruar. Përfaqësuesja turke mbërriti një natë më parë në Islandë dhe përveç vonesave të shumta në aeroport, kapitenit Emre iu drejtua një furçë në vend të mikrofonit.
Kjo gjë i ka irrituar së tepërmi turqit, të cilët reaguan menjëherë. Gjithsesi, islandezët i janë kundërpërgjigjur. Ka qenë kapiteni Gunarson, i cili aktivizohet me Kardif në Angli që ka kundërshtuar turqit.
Sipas mesfushorit, e njëjta gjë i ka ndodhur në vitin 2015 Islandës, kohë kur përballej me Turqinë për kualifikueset e Euro 2016. “Nuk e kuptoj. E njëjta gjë na ka ndodhur neve në aeroport në Turqi, kur udhëtuam për të luajtur për kualifikueset e Euro 2016“.