Katastrofa e Milanit, financat tregojnë 413 milionë euro minus!

Milani vijon të jetë në një kolaps total nga viti në vit për sa i përket financave. Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League e ka zhytur akoma më shumë buxhetin kuqezi.

Sipas një analize të Corriere dello Sport, kuqezinjtë kanë humbur plot 413 milionë euro në pesë vitet e fundit. Vetëm në sezonin që lamë pas, Milani ka humbur gati 100 milionë euro.

Padyshim një bilanc i tillë është katastrofë për kuqezinjtë, të cilët nga viti në vit sa vijnë edhe përkeqësohen. Në fund të sezonit 2014-2015 humbjet preknik shifrën e 91 milionë eurove, ndërsa në sezonin 2017-2018 prekën shifrën rekord, 126 milionë euro minus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online