Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, do të lejojë Arijanet Muriç të largohet nga klubi këtë verë, sipas “The Sun”. 20-vjeçari ishte titullar për Kosovën të hënën në mbrëmje, kur Martin O’Nill, trajneri i Notingam Forest, e ndoqi me shumë interes.
Kur Klaudio Bravo, portieri i dytë i Sitit, u dëmtua në fillim të sezonit, Guardiola vendosi t’a rikthejë nga huazimi portierin e Kosovës, që mbronte portën e NAC Bredës në Holandë. 20-vjeçari shihej si zëvendësuesi i Ederson në rast se braziliani do të dëmtohej.
Por me rikthimin e Bravos, Guardiola ka vendosur t’a huazojë sërish portierin e “Dardanëve”, kësaj radhe në Angli, te ekipi i Notingam Forest. Ky huazim do të zgjasë një vit dhe Muriç pritet të ketë shumë herë më shumë minuta se sezonin e shkuar me fanellën e “Qytetarëve”.