Guardiola thumbon Zhorzhinjon: Mund të na tregonte me shpejt, nuk i drejtuam pistoletën në kokë

Mançester Siti përballet nesër me Çelsin e Sarrit për SuperKupën e Anglisë, njohur ndryshe dhe si “FA Community Shield”. Në konferencën para ndeshjes, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, komenton mesfushorin e Italisë, Zhorzhinjo. Ky i fundit ishte një nga objektivat e trajnerit spanjoll, por mbas kalimit te teknikut Sarri në Londër, ai zgjodhi Çelsin. Tri vite punë me Sarrin tek Napoli ndikuan në zgjedhjen e mesfushorit 26-vjeçar.

“Në fund ai zgjodhi të vazhdojë me Sarrin dhe nuk ka ndonjë gjë për të shtuar. Dua lojtarë që dëshirojnë Mançester Sitin. Zhorzhinjo nuk dëshironte të vinte dhe u vonua pak për përgjigjen e tij, por gjithçka është në rregull. Do ishte një goditje e mirë afrimi i tij, por ai preferoi Çelsin”.

“Askush nuk i vuri një armë në kokë, për ta detyruar të bashkohej me ne. Fati i Çelsit dhe futbollit anglez. Jam i lumtur me skuadrën që kam në dispozicion, por nëse afrojmë ndonjë lojtar tjetër, kjo do të ndodhë sepse e konsiderojmë atë një lojtar të veçantë dhe jo një numër më shumë”, përfundon Pep Guardiola”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online