“Guardiola nuk ka qenë kurrë objektiv”, drejtuesi i Juves “zbulon” trajnerin e ri

Pep Guardiola te Juve, ishte një spekulim që për ditë të tëra ka mbushur mediat, por që nuk është konfirmuar kurrë nga të zotët e punës, si Guardiola, ashtu edhe Juve. Tani, me kampionatin italian që po mbyllet, drejtuesi i lartë bardhezi Fabio Paratiçi del hapur dhe shuan gjithë aludimet.

Me Guardiolën nuk kemi pasur kurrë kontakte dhe as e kemi menduar ndonjëherë, sepse është nën kontratë dhe për 1000 arsye të tjera. Më duket gjithçka shumë e çuditshme, por kjo është bota jonë dhe e pranojmë”.

Po trajneri i ardhshëm? Paratiçi nuk thotë emër, por zbulon praktikisht se Juve po pret fundin e sezonit, për të zyrtarizuar një trajner që është ende në aktivitet. Natyrisht, emri duhet të jetë ai që flitet prej kohësh, Mauricio Sarri, sepse italiani pritet të largohet nga Çelsi në verë.

Mbi trajnerin i kemi idetë të qarta, po bëjmë vlerësimet tona. Për sa kohë nuk kanë mbaruar gjithë kompeticionet, më duket e drejtë të mos flasim, duke respektuar të gjithë”.

Merkato dhe e ardhmja e Dibalas: “Do presim njëherë të vijë trajneri i ri, nuk kemi pse bëjmë blerje të bujshme apo të përsëritim verën e shkuar. Dibala? Lojtar i madh, është yni dhe kemi shumë besim tek ai”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *