Guardiola: Duhet ta pranojmë, Liverpuli është skuadër më e mirë

0

Mançester Siti e ka humbur statusin e favoritit për titullin kampion. Në katër ndeshjet e fundit, kampionët në fuqi kanë pësuar tre humbje, diçka kjo që nuk ka ndodhur asnjëherë në “epokën Guardiola”.

Në përfundim të takimit ndaj Leister Siti, ku skuadra e tij u mund me rezultatin 2 – 1. Guardiola tha se skuadrës së tij po i mungon vetëbesimi, ndërsa pranoi se Liverpuli i vendit të parë është një ekip më i mirë se ata për momentin.

NDESHJA – “Ishte një ndeshje shumë e ngjashme me atë që na ndodhi ndaj Mançester Sitit. E filluam shumë mirë, por pësuam gol në rastin e parë që ata iu afruan portës sonë. Po vuajmë në aspektin mendor. Lojtarëve po u mungon vetëbesimi”.

LIVERPULI – “Realiteti është që ata janë më të mirë se ne, në këtë moment. Duhet ta pranojmë këtë gjë. Është e rëndësishme që ta kuptojmë nivelin tonë të vërtetë. Liverpuli po përmirësohet”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.