Grezda pushim, një shqiptar “vret” kampionatin në Skoci

Gllazgou Rejnxhërs nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1 –  1 në transfertën ndaj Hibernian. Skuadra e drejtuar nga Stivën Xherard zhbllokoi e para takimin, ndërsa rezultati u barazua falë golit të sulmuesit me origjinë shqiptare të Hibernian, Florian Kamberi.

Goli i sotëm e çon Kamberin në kuotën e tetë golave në Premier Ligën skoceze, ndërsa duhet përmendur se sot ishte një ditë e veçantë për sulmuesin, pasi përveç golit festoi dhe  ditëlindjen e 24-të.

Humbja e sotme shuan edhe shpresën më të vogël që i kishte ngelur Rejxhërsit për titullin kampion, pasi tani rivalët e Selltik kanë shansin ideal për të çuar diferencën në 10 pikë në rast fitoreje në ndeshjen kundër Aberdenit të vendit të tretë.

Në këtë takim nuk ishe i pranishëm Eros Grezda. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim në këmbë gjatë fazës përgatitore dhe i duhen ende disa javë për ta marrë veten.

 

 

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online