Zyrtare: “Hija” e Di Françeskos rikthehet në pankinë, firmos në Francë

0

Paulo Soza shikohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar Eusebio Di Françeskon, i cili u largua së fundmi nga Roma. Gjithsesi italianët rikthyen Klaudio Ranierin ditën e sotme, kurse portugezi do të provojë një eksperiencë të re në Francë, ku ka nënshkruar me Bordonë.

Paulo Soza për herë të fundit ka qenë trajner Tianjin Quanjian në Kinë, kurse më parë ka drejtuar edhe Fiorentinë, Bazelin, Makabin e Tel Avivit, Videotonin, Lesterin, QPR-në dhe Suansin. Trakjneri 48-vjeçar ka nënshkruar për katër vite me Bordonë, klubin e tij të radhës.

“Vizioni im te Bordo, sikurse në çdo klub tjetër ku kam trajnuar, është të krijoj dhe zhvilloj një filozofi loje dhe një identitet që reflekton historinë e këtij klubi dhe garanton qëndrueshmërinë e në të ardhmen”, është shprehur Souza për faqen zyrtare të klubit francez.

“Jemi të bindur se Paulo Souza do t’u sjellë tifozëve tanë kënaqësinë që ata presin për të ardhur në stadium dhe për të parë lojën që ata duan nga ekipi. Gjithashtu edhe për të arritur objektivat ambiciozë që u kemi premtuar atyre”, u shpreh Xho DaGrosa, presidenti i Bordosë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.