Goxha bën gafë në rrjetet sociale, Tirana e ndëshkon

Jurgen Goxha, para pak ditësh ka komentuar në një faqe fansash futbollit dardan. Ajo që shkruante ishte e pahijshme, madje ofenduese ndaj shqiptarëve të Kosovës. Komenti i mbrojtësit të Tiranës ka bërë bujë në media dhe ka nxitur debate të shumta.

Nisur nga situata e krijuar, klubi bardheblu ka reaguar dhe ka vendosur të ndëshkojë Goxhën sipas kontratës mes palëve. “Klubi i Futbollit Tirana dënon publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit Jurgen Goxhaj në rrjetet sociale.

Futbollistët duhen të përcjellin vlera dhe kanë përgjegjësi për veprimet dhe çdo fjalë të shkruar apo thënë. Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë publike për komentin e nxituar që cenon imazhin e klubit si dhe bën me dije që ndaj lojtarit do të ketë një masë disiplinore, të parashikuar në kontratë”, shkruhet në reagimin e Tiranës për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online