Goli me goditje dënimi, Bregu “zbulon” si gjeti vetveten

Dejvi Bregu është nga ata lojtarë që do të luajë. Për këtë arsye u largua nga Flamurtari. Për këtë arsye nuk qëndroi as te Vllaznia. Zgjodhi të shkonte te Luftëtari në Kategorinë e Parë dhe rezultoi zgjedhja e duhur.

Luajti dhe shpërtheu, ndërkohë që tanimë është pjesë e Skënderbeut. Një ditë më parë ai shënoi një gol mjaft të bukur kundër Kamzës. Më pas e kishte merak të shpjegonte se nuk ka një çështje mes tij dhe trajnerit Orgesi Shehi.

Ky i fundit e kish sqaruar edhe më parë: “Nuk është e thënë që çdo lojtar që zëvendësohet të vijë dhe të më japë dorën. Nuk ka asnjë çështje”. Gjithsesi Bregut që nuk i pëlqen kur zëvendësohet nuk e fsheh dot.

Gjithsesi është normale, pasi çdo futbollist kërkon të luajë sa më shumë.  Vlonjati e shpreh në njëfarë mënyre përmes një postimi në “Instagram”, teksa videon e golit të shënuar me Kamzën e shoqëron me diçiturën: “Ndonjëherë mërzitja të ndihmon të gjesh vetveten…”.

https://www.instagram.com/p/BpM3hDil-iu/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *