Goli jashtë fushë, UEFA gati ndryshimin e madh

Një gol jashtë fushë vlen shumë në takimet dyshe për kualifikim. Janë të shumta ekipet që udhëtojnë në transferta thjesht për ta shënuar atë gol, madje pranojnë edhe të humbin, pasi ndeshjen pasardhëse ka vlerën e dy golave.

Rregulli i golit jashtë fushe u vendos në vitin 1965 në Kupën e Kupave dhe e gjitha u bë për të shmangur vendosjen e ndeshjeve që përfundonin në barazim me hedhje monedhe, apo me zhvillimin e ndeshjeve shtesë në fushë asnjanëse.

Janë trajnerët ata që mendojnë se ky rregull duhet riparë. Xhorxhio Marketi, zëvendës sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, i cili ka deklaruar se do të hapë një diskutim mbi këtë çështje.

“Trajnerët mendojnë se të shënosh gol jashtë fushe në ditët e sotme nuk është aq e vështirë sa në të shkuarën. Ata mendojnë se ky rregull duhet riparë dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Ata mendojnë se situatat në futboll kanë ndryshuar dhe pesha e golave jashtë nuk është e njëjtë sikurse shumë vite më parë kur u vendos ky rregull”, shprehet Marketi.

Në “Elite Club Coaches Forum in Nyon” u diskutua edhe mbi përfundimin e merkatos dhe trajnerët mendojnë se duhet vendosur një datë e unifikuar për të gjitha kampionatet elitare. Gjithashtu pati diskutime edhe mbi VAR-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online