Shqipëri-Izrael, drejtësia vihet nga një “top” arbitër

Një arbitër shumë i njohur do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Izrael. Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi zbresin nesër prej orës 20:45 në fushën e blertë, ndërkohë që drejtësia do të vendoset nga Viktor Kasai, një arbitër që ka arritur të gjykojë edhe finalen e Ligës së Kampioneve.

Hungarezi ka qenë i përzgjedhur në vitin 2011 për të gjykuar takimin mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid, ndërkohë që për disa vite ka qene një nga gjyqtarët më të mirë në qarkullim.

Gjithsesi ka pasur edhe akuza për të, por është një arbitër me eksperiencë të madhe, teksa prej vitit 2003 është arbitër i FIFA-s.  Në Botërorin e Rusisë ishte arbitri i parë që akordoi një penallti me ndihmën e VAR-it. Të premten do të duhet të vërë drejtësi në Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Nations League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online