Gola dhe luftarak, ish-ylli i Skënderbeut në formacionin e vitit

Një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Superiore, është padiskutim Xhemjs Adeniji. Sulmuesi ka mbrojtur ngjyrat e Bylisit, Tomorit, Laçit dhe Skënderbeut. Pikërisht me skuadrën korçare, Xhemjs ishte shumë i suksesshëm, duke fituar 2 herë titullin kampion dhe 1 herë Kupën e Shqipërisë, ndërsa me skuadrën e Laçit, fitoi 1 herë Kupën e Shqipërisë.

Një sulmues luftarak dhe që nuhat golat, Xhemjs u transferua në Azerbajxhan, te skuadra e Gabalës. Që nga transferimi i tij në kampionatin azer, 26-vjeçari ka luajtur 29 ndeshje në Kupë e kampionat, ku ka shënuar 12 gola.

Paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës azere, i kanë siguruar një vend në formacionin më të mirë të sezonit 2018-19 për lojtarët e huaj, një tjetër vlerësim i rëndësishëm për bomberin nigerian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *