Bundesliga e sezonit tjetër do të ketë një kampion bote më shumë. Bëhet fjalë për mbrojtësin gjerman Erik Durm. 27-vjeçari mbylli kontratën me anglezët Hadërsfilld dhe tanimë është një lojtar i lirë.
“Bild” raporton se mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me Ajntrahtin e Frankfurtit dhe zyrtarizimi e vizitat mjekësore priten të kryhen ditën e nesërme.
Kulmi i karrierës së Durm ishte viti 2014, ku Joakim Lëv e grumbulloi në Botërorin “Brazil 2014”. Që prej atij momenti futbollisti gjerman ka pësuar dëmtime të njëpasnjëshme, madje gjatë sezonit 2017/2018, Durm nuk luajti qoftë dhe një minutë.