Goditje “big” nga Tërbuni

Skuadra e Tërbunit zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore kundër ekipit të Kamzës. Pavarësisht humbjes me rezultatin 2-1, trajneri Krepi është i kënaqur me disa prej lojtarëve . “Rezultati i ndeshjes më Kamzën normalisht nuk është i kënaqshëm, por nga kjo ndeshje më lanë mbresa disa lojtarë që bene një lojë të mirë. Nga lojtarët që kanë firmosur me ekipin, të gjithë ishin në formë shumë të mirë. Sa u takon lojtarëve brazilianë, atë nuk ishin në lartësinë e duhur dhe besoj se do të largohen nga ekipi. Aktivizova edhe dy lojtarë të rinj, të cilët kanë ardhur nga akademia e Vllaznisë, Plori dhe Ujka, që do ta vazhdojnë provën. Sot dalin në stërvitje katër lojtarë të rinj, Izmir Balaj, mbrojtësi shkodran Arbër Shytani, rikthehet Dritmir Beci, Shaba, gjithashtu Nimani dhe Hajdari. Ne i kemi hedhur sytë nga lojtarët me eksperiencë që kanë dalë nga akademia e Vllaznisë dhe kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Presim akoma lojtarë të huaj dhe kemi nevojë për sulmues të mirëfilltë. Ne do të formojmë një skuadër solide, në mënyrë që të jemi gati për të përballur çdo ekip dhe të mos kemi frikë asnjë kundërshtar”, u shpreh Krepi. Gani Pema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online