Vathi i lumtur, rinovon me Erzenin

0

Pavarësisht se kishte oferta të shumta, Ermal Vathi ngelet pjesë e Erzenit të paktën edhe për një vit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka rinovuar me shijakasit sërish dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Dorian Bubeqi edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik.

“Tashmë ndihem shijakas, rinovimi më ka bërë të ndihem i tillë. Ndodhem në një ambient ku tifozët më kanë pritur shumë ngrohtë dhe kanë ngulmuar për qëndrimin tim këtu. Erzeni këtë sezon ka sërish synim Superioren dhe mendoj se kemi shanset tona. Jemi një grup lojtarësh shumë të mirë  dhe do përforcohemi sërish në ditët në vazhdim. Po stërvitemi me seriozitet, në mënyrë që të gjithë të kapim formën e duhur. Padyshim që faza përgatitore që do zhvillojmë në Pogradec do na ndihmojë akoma më shumë. Të gjithë kemi besim, se ndryshe nga viti i kaluar, ky sezon do jetë i joni. Rivaliteti me ekipet e tjera do jetë një shtysë më shumë për ne, ndaj nuk u druhemi, pavarësisht se sa fuqizohen ato në merkato”, përfundon 24-vjeçari, i cili sezonin e kaluar ishte një titullar i padiskutueshëm tek Erzeni, duke u kthyer edhe në një nga lojtarët më të dashur për tifozët. Glen Domi

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.