Goditja më e bujshme e merkatos vjen nga Barça, zyrtarizimi brenda kësaj jave

Barcelona duket një nga ekipet më aktiv për sa i përket merkatos në hyrje. Katalanasit, pasi kanë siguruar blerjen e Xheizon Murijos e Zhan-Kler Todibos, tashmë duket të jenë shumë pranë goditjes më të bujshme të kësaj merkatoje.

I shumëkërkuari Frenki De Jong, është fare pranë Barçës dhe këtë gjë e raportojnë mediat në Spanjë. Sipas “AS”, mesfushori holandez do të zbarkojë në Katalonjë brenda kësaj javë dhe në llogarinë e Ajaksit pritet të kalojnë plot 75 milionë euro.
Kështu, në rast se çdo gjë zyrtarizohet, Barcelona do të mundë konkurrencën e lartë të PSG dhe Mançester Siti, të cilët e kërkonin me ngulm gjithashtu talentin e mesfushës. 21-vjeçari aktivizohet që nga fillimi i vitit 2016 me fanellën e Ajaksit, kohë kur u ble nga Vilemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online