Kalimi i Nejmar tek ekipi i PSG solli acarimin e marrëdhënieve midis klubit francez dhe Barcelonës. Kampionët në fuqi të Francës paguan klauzolën e brazilianit dhe raportet mes klubeve u “thyen”.
PSG ka vendosur t’i bëjë përsëri një surprizë të pakëndshme klubit katalanas, duke arritur shërbimet e Frenki De Jong. Mesfushori i Ajaksit është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit europian dhe për të interesohen shumë klube. Mbi të gjitha, Barcelona dhe Mançester Siti, por garën e ka fituar PSG.
Siç citon holandezja “De Telegraaf”, francezët kanë arritur akordin me Ajaksin dhe 21-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin francez në verë. Për kartonin e tij do të paguhen 75 milionë euro dhe ai do të zëvendësojë Adrien Rabiot. Ky i fundit nuk ka rinovuar akoma kontratën me PSG dhe as që ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
Barcelona nuk mund të qëndrojë duarkryq dhe është gati të arrijë marrëveshjen me 23-vjeçarin. Duke u rikthyer te De Jong, zbulohet se PSG është bindur nga insistimi i Kilian Mbape. Sulmuesi francez ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e De Jong në Ligën e Kombeve kundër Francës dhe i ka kërkuar klubit të tij të mbyllë tratativat me mesfushorit. U tha u bë! De Jong dhe Mbape do të jenë shokë skuadre, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.