Goditet me grushta e shkelma Osmanllari i Burrelit

Fundndeshja Korabi-Burreli është shoqëruar me incidente të rënda. Klubi i Burrelit akuzon administratorin e dibranëve Femi Mëziu, trajnerin Dorian Bubeqi, djalin e Mëziut dhe mirëmbajtësit e fushës së Korabit, se sapo kryesori Xhemali ka mbyllur ndeshjen ata kanë sulmuar fizikisht lojtarin e Burrelit Anteo Osmanllari.

“Jemi të trishtuar, – thanë zyrtarët e Burrelit – Nuk e kishim menduar këtë agresivitet të drejtuesve të Korabit. Lojtari unë u godit me grushta e shkelma nga Femi Mëziu, djali i tij, tekniku Bubeqi dhe mirëmbajtësit e fushës. E goditën keq sapo mbaroi ndeshja dhe kur po dilnim nga stadium. Turpi i botës çfarë ndodh në futbollin shqiptar. Fusha e Korabit për të disatën herë është bërë e rrezikshme për lojtarët e ekipeve të tjera”, pohuan drejtuesit e Burrelit. Ata i bëjnë thirrje FSHF-së të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten në futbollin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *