Quajeni “Salahpool”, Sfinksi i Premier Leagues!

Në botë ka shumë mistere ende të pazbuluara, sidomos në Egjiptin e lashtë, mes dorëshkrimeve, vizatimeve dhe simboleve të ardhura nga një tjetër “planet”, por sidomos me Piramidat e famshme të Keopsit dhe Gizës…

Por, të paktën një nga misteret egjiptianë e kemi zbuluar, ose më saktë, po mendon ai që të zbulojë veten… Mohamed Salah nuk e kishte menduar kurrë se në Premier League do të ishte padiskutim “Sfinksi” i madhërishëm, pra ai futbollist që sonte ka shkuar në kuotën e 40 golave në sezonin e tij të parë me “Reds”…

Liverpuli mundi sot Burnemuth me rezultatin 3-0 dhe një nga golat, i dyti, u shënua pikërisht nga ai, ish-futbollisti i Romës, Fiorentinës, Çelsit dhe Bazelit. Një gol që e çon vetëm 7 gola larg të madhit Ian Rash, por që e bën futbollistin e tretë në historinë e “Reds” që realizon 40 gola ose më shumë në një sezon të vetëm, mes kampionatit dhe kupave. Përpara tij kanë qenë Roxher Hant (1961-62) dhe Ian Rush (1983-84 dhe 1986-87).

Por, rekordet nuk kanë të mbaruar, teksa sonte u bë futbollisti i tetë që shënon 30 ose më shumë gola në Premier League në një sezon. i pari afrikan që ia arrin. Fenomenal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online