Gjysma e Superiores do Shkurtajn, Tavo e ndan mendjen

0

Vasil Shkurtaj është një nga lojtarët më të kërkuar në Superiore. Sulmuesi është shënuesi më i mirë i Luftëtarit me gjashtë gola, ndërkohë që për shërbimet e tij interesohen klube si Partizani, Laçi dhe Kukësi. Për këta të fundit madje thuhet se janë gati të ofrojnë plot 70 mijë euro për kartonin e sulmuesit.

Gjithsesi, sipas asaj që raporton RTSH Sport, presidenti Grirgor Tavo ka garantuar se sulmuesi nuk do të shitet në janar, madje as në verë në ndonjë klub të Superiores. Kjo duket një çështje e mbyllur dhe te Luftëtari duan të fokusohen vetëm te gara.

Synimi i tyre është që të mos forcojnë skuadrat e tjera në kampionat, ndërkohë që pohohet se ka disa oferta për Shkurtajn. Bëhet fjalë për klube të huaja, por te Luftëtari e kanë të qartë se nuk mund ta shesin në janar. Në verë do të diskutohet dhe ekziston mundësia që Shkurtaj të rikthehet në Greqi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.