Gjykata e Lacios i jep të drejtë Foxhias, Serie B në kaos

Përjashtimi i Palermos dhe rrëzimi në Serie C bëri që të ketë disa ndryshime në verdiktet e Serie B.

Peruxhia përfitoi dhe u bë pjesë e ndeshjeve play-off për t’u ngjitur në elitë, ndërsa Salernitana shpëtoi. Këta të fundit kanë si president Klaudio Lotiton, njëherazi kreu i klubit lacial.

Lotito njihet për pushtetin e madh që ka në futbollin italian. Lotito kërkoi që të mos zhvilloheshin fare ndeshjet play-out dhe diçka e tillë solli rënien e Foxhias një kategori më poshtë.

Këta të fundit apeluan vendimin e dhënë me 13 maj nga Liga e Serie B. Gjykata Administrative Rajonale e Lacios i ka dhënë të drejtë Foxhias, që do të përballet me Salernitanën për të qëndruar në Serie B.

Megjithatë, kuqezinjtë duhet të presin datën 28 maj, aty ku do të mësojnë përfundimisht fatin e tyre pas vendimit të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit të Federatës në lidhje me ekipin siçilian.

Nëse vendimi për Palermon do të përmbyset në këtë datë, atëherë Foxhia, e cila u rrëzua nga rezultatet, do të humbiste shansin për të luajtur finalen kundër Salernitanës, që do të përballej me Venecian e Vrionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *