Gjoni: Penalltia? Më ra në dorë topi, por…

Eglentin Gjoni, mbrojtësi i Laçit, shënoi golin që mbylli takimin kundër Skënderbeut. Shtatlarti është përzgjedhur si lojtari i ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, ndaj ekipit kampion. E kishim përgatitur mirë, u bllokuam pikat e forta dhe ia dolëm”.

“Dy javët me Memellin? Kishim një ngërç psikologjik. Kemi punuar mirë në këtë aspekt këto dy javë, por edhe në anën taktike. Kemi punuar mirë me mbrojtjen dhe kjo është arsyeja pse po bëjmë mirë këto dy javë”.

“A është Laçi sërish faktor për të vendosur kush merr trofetë? Besoj se është në gjendje dhe mund të bëjë akoma më shumë këtë sezon. Jemi një grup i mirë, po kombinojmë dhe po ndihmojmë me njëri-tjetrin. Do ja lëmë kohës se ku mund të shkojmë. Do i marrim ndeshjet një nga një. Nuk dua të shprehem për titullin, është herët”.

“Rasti i penalltisë? Tani që e shikoj topi ka rënë në dorë, por është në pozicion natyral. Nuk është e hapur. Më ka rënë në dorë, kaq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online