Sinqeriteti i Bardhit: Goli më ishte bërë makth!

Jurgen Bardhi ishte protagonisti kryesor i Partizanit ditën e sotme, në triumfin e vështirë të arritur ndaj Kastriotit. 21-vjeçari foli për emisionin “Gol pas goli”, ku u shpreh mjaft i lumtur për golat e shënuar dhe për zhbllokimin e tij. Gjithashtu Bardhi foli dhe për ndjesinë e tij, teksa sot u rikthye të luante në stadiumin ku ka hedhur hapat e parë.

NDESHJA DHE GOLI  – “Puna e golit ishte bërë si makth. Besoj se është diçka e mirë dhe shpresoj të jem në këtë ritëm. Është faza e dytë dhe tani ne bëjmë më shumë presing në pjesën e parë. Pjesën e dytë kemi qenë më të lodhur. Kastrioti gjithashtu luftoi shumë, por dhe fusha bëri të sajën. Ishte një ndeshje e vështirë dhe jam shumë i gëzuar”.

NEVOJA PËR SULMUES – “Nuk e di sepse nuk jam specialist. Ne shënojmë të gjithë dhe nuk varemi nga një person. Është më mirë kur jemi shumë që shënojmë sepse e ndihmojmë më shumë ekipin.

RIKTHIMI NË FUSHË-KRUJË – “Është një ndjesi shumë e veçante të rikthehesh në shtëpi dhe të shënosh aty ku ke hedhur hapat e parë është diçka speciale. Jam shumë i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online