Morina “hero”, i jep kreun Prishtinës së Josës

Mario Morina la kategoritë inferiore këtë verë dhe iu bashkua Prishtinës së Mirel Josës. Ish-trajneri i Tiranës i besoi sulmuesit dhe tanimë ka nisur t’ia shpërblejë. Sot ai ka shënuar golin e vetëm në fitoren 0-1 që Prishtina mori kundër Feronikelit kryesues.

Tri pikë me mjaft vlera, që i ngjitën bardhekaltrit në krye me një pikë më shumë. Goli i katërt për Morinën këtë sezon. Sulmuesi po rigjen veten në nivele të larta dhe në fund të sezonit mund të festojë titullin kampion.

Ndeshja tjetër e javës së 14-të luhej për mbijetesën. Ferizaj mposhti 1-2 KEK-un. Gashi dhe Kacar i dhanë epërsinë e dyfishtë miqve, ndërkohë që Nimani ngushtoi shifrat. Gjithsesi fitorja nuk u vu në diskutim dhe Ferizaj mori tre pikë me vlera që e largojnë nga vendi i parafundit për momentin.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 14
Feronikeli-Prishtina 0-1
Shënues:
Morina 57’
KEK-u-Ferizaj 1-2
Shënues:
Nimani 77’ / Gashi 31’, Kacar 75’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online