Gjoka: Urime Partizanit, sot na vjen keq për rezultatin

Ernest Gjoka, trajneri kampion me Kukësin para dy vitesh, u rikthye në Gjirokastër ku kishte fituar ngritur trofeun. Pas ndeshjes me Luftëtarin, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:

NDESHJA – “Sigurisht që na vjen keq, por janë gjëra që ndodhin. Ishte një ndeshje, të cilën me pak qetësi dhe qartësi, mund ta kishim fituar, por shkoi kështu si shkoi”.

MUNGESAT – “Sigurisht që edhe lodhja ishte prezente, ndërsa edhe Shkurtaj u dëmtua, duke na detyruar të ndryshojmë skemë. Probleme pati edhe Ethemi, por e rëndësishme është që tani të shohim përpara”.

PARTIZANI – “Partizanit i urojmë suksese, pasi ka qenë një kampionat të cilin e ka merituar totalisht. Unë e di se sa vuajtje, stres dhe mundim ka për të dalë kampion. Këtë titull Partizani e meritoi dhe e mori. Urime!”, u shpreh Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online