Gjoka: Penalltia e thjeshtë, 4 javët në vazhdim test për të gjithë

Një humbje që e përkeqëson situatën te Kamza. Ernest Gjoka nuk preferoi të bënte polemika për gjykimin dhe 11-metërshin e pastër që i mungon skuadrës së tij, por analizoi situatën e vështirë. Në “Gol Pas Goli”, trajneri mendon se ekipi ka cilësi, por është ndikuar nga mungesa e qetësisë, ndërsa i cilëson katër javët e mbetura të fazës së dytë, si testin e të gjithëve.

HUMBJA – “Ndjej keqardhje për humbjen, më tepër për lojtarët sepse ata e vuajnë më shumë, duke pësuar dy autogola. Penalltia? Nuk di çfarë të mendoj. Ishte e thjeshtë për arbitrin. Për më tepër që rezultati ishte në barazim 0-0.”

SITUATA – “Ka nervozizëm, sepse nuk është e lehtë të jesh në vendin e fundit dhe vetvetiu kjo ndodh. Po punojmë shumë ta ndryshojmë, por hap pas hapi. Nuk ishte çështje nervozizmi, por mungesë fati dhe paqartësi në momentet e pësimit të golit. Ekipi është në vendin e fundit të tabelës, lojtarët kanë cilësi. E kemi gjetur Kamzën në moment shumë të vështirë. Objektivi është të marrim pikët, sepse asgjë tjetër nuk ka vlerë.”

OBJEKTIVI – “Në këto katër javët e fundit do kërkojmë të marrim sa më tepër pikë, për të dalë nga kjo situatë. Këto pesë javë, do të jenë një test për neve. Duhet të dalim nga ky ngërç dhe më pas të shikojmë se çfarë do të bëjmë. Duhet të mbledhim sa më tepër pikë që të mundemi, nuk mendojmë asgjë tjetër. Kamza ka lojtarë që nuk duhet të jetë në këto pozita. Por, duke humbur pikë javë pas jave, vjen edhe humbja e qetësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online