Cungu: Kukësi kampion moral, asnjë polemikë me Rexhinaldon

Kukësi është kthyer te fitorja në kampionat pas katër javësh. Ajo ndaj Kamzës u duk një fitore e lehtë, megjithatë trajneri Armando Cungu nuk pranon të flitet për ndeshje të lehta. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli” në “SuperSport”, tekniku evitoi polemikat rreth Rexhinaldos dhe ndihet kampion moral, për pikët e marra në një sezon të luajtur jashtë fushe.

FITORJA – “Ishim përgatitur për një ndeshje të luftuar dhe të fortë. Kamza ka një ekip simpatik, ka kualitete dhe ka agresivitet. Por, edhe fusha dhe terreni është i ngrohtë dhe ishim përgatitur, por fitorja nuk ishte e lehtë. Erdhi si mënyrë e lojës dhe në veçanti e Çyrbjas, që ishte katalizatori ynë nga krahu i djathtë. Në pjesën e dytë u shfaqëm më të kujdesshëm, për të mos pësuar dhe për të synuar kundërsulmet.”

EPISODI – “Pakënaqësia e Rexhinaldos? Ka një keqkuptim, nuk ka asgjë për tu shqetësuar apo për tu diskutuar. Ndryshimi i modulit të lojës? Për shkak të mungesave të shumta, që ishin thuajse gjysmë ekipi, u detyruam të bënim këtë ndryshim, por edhe duke patur parasysh kualitetin e Kamzës në sulm, që mund të na godiste. Ky është një sistem loje, që të bën të kujdesshëm në mbrojtje, por edhe në sulm.”

KUKËSI – “Do ta dëshiroja edhe unë golin e tretë, por më e rëndësishme ishte të mos kalonim në vetëkënaqësi, sepse një gol i Kamzës mund të na e vështirësonte ndeshjen deri në fund. Merkato e janarit? Pyetje të tilla janë shumë të vështira në mes të sezonit, por unë jam maksimalisht i fokusuar te grupi që kam në dispozicion dhe te djemtë. Ka ende vend për përmirësime, por nuk e di sa efikase mund të jenë afrimet e janarit. Edhe me ekipin që kemi do të bëjmë më të mirën dhe të luftojmë të marrim atë që meritojmë, diçka e cila nuk ka ndodhur deri më tani.”

KRAHASIMI  – “Nuk ka skuadër tjetër që ka marrë 24 pikë duke luajtur gjatë gjithë sezonit jashtë fushe. Për këtë arsye them që mund të jemi kampionë moralë, për pikët e grumbulluara jashtë, sepse jemi gjatë gjithë sezonit në trasfertë, edhe kur luajmë si skuadër pritëse.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online