Gjoka: Objektivat e Kukësit dihen, fitoren na e dha vetëm Limaj

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka e nisi me fitore aventurën e tij në krye të verilindorëve. Një gol nga Limaj i dha fitoren Kukësit kundër Laçit dhe Gjoka e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas ndeshjes, trajneri analizoi 90 minutat përballë kurbinasve, luftën për titullin kampion dhe disa tema të tjera:

NDESHJA – “Sigurisht, është kënaqësi kur fiton ndeshjen. Mendoj që kjo fitore i duhej skuadrës, edhe nga ana psikologjike. Kanë pas ca kohë me probleme në rezultat, ardhja ime besoj se ka sjellë fat. Skuadra ka cilësi, është shumë ndryshe nga ajo që kisha unë. Duhet thjesht të rrisim nivelin dhe të ruajmë vazhdueshmërinë”.

TITULLI – “Objektivat e Kukësit i dinë të gjithë, duhet të vazhdojmë dhe të kërkojmë titullin deri sa matematika na e lejon”.

AMBIENTIMI – “Thjesht për këto ditë që kisha në dispozicion, fola shumë. Gjeta një skuadër me shumë eksperiencë brenda dhe kjo gjë është shumë pozitive për ne trajnerët. Sot morëm një fitore që nuk e kishim menduar, nuk e kishim kërkuar një gol të tillë, por Limaj e bëri vetë”.

TIFOZ I SKËNDERBEUT? – “Unë jam tifoz i Kukësit, por dua që Skënderbeu të fitojë kundër Partizanit, që të hapet gara dhe të bëhet kampionat i bukur”.

NDRYSHIMI – “Janë dy kohë të ndryshme. Në atë kohë, ajo skuadër ishte shumë e fortë dhe morëm një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm që u shpallëm kampionë, por ishim 35 ndeshje pa humbje. Kjo skuadër është totalisht ndryshe, ka thjesht nevojë për vetëbesim, pasi ka shumë më kualitet. Thjesht duhet vetëbesim për të ecur përpara” u shpreh Gjoka për “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online