Gjoka: Në finale me meritë, Rexhinaldo i ka problemet me veten

Kukësi i Ernest Gjokës është në finalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri u intervistua në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku foli në lidhje me këtë ndeshje. “Unë mendoj që e kemi merituar finalen. Kemi bërë dy ndeshje të mira, kemi bërë gola, me shumë se kaq nuk mund të bënim. Jemi të lumtur sot që kaluam këtë ndeshje dhe arritëm finalen, gjërat tjera do të vijnë gradualisht”.

SKEMA “Unë mendoj se nuk është e rëndësishme skema apo ndryshimet që do të bëhen. Shameti është një lojtar që mezi po e presim. Sa më shumë lojtarë të kemi, aq më mirë do të jemi. Për momentin, jemi mirë kështu dhe e merituam finalen”.

OBJEKTIVAT “Kukësi është një ekip që kërkon trofe dhe të gjithë e dimë situatën. Edhe kalimi në finale nuk është pak, por tani të përgatitemi maksimalisht që ta mbyllim sezonin sa më mirë, si në kampionat, ashtu dhe në finalen. Kukësi do trofe!”

REXHINALDO “Unë jam shumë i kënaqur me Rexhinaldon. Personalisht mendoj se është një vlerë e shtuar e skuadrës sonë. Çdo njeri ka disa probleme dhe mund të nxjerrim diçka në momente tensioni, por Rexhinaldo më shumë i ka për vete. Deri sot, ne kemi krijuar një harmoni në grup dhe Rexhinaldo po bën shumë mirë punën e tij, po bën gjithçka për skuadrën”, u shpreh Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online