VIDEO | Ndeshje e çmendur, Tirana kalon në finale

Tirana rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kryeqytetasit mposhtën me rezultatin 5 – 3 Luftëtarin në “Selman Stërmasi”.Mungesat e shumta të skuadrës së gjirokastrite ndikuan ndjeshëm në lojën e skuadrës së Julian Ahmatajt, që ditën e sotme u rikthye të pësojë pesë gola, shifër që nuk përsëritej që prej humbjes së muajit janar ndaj Kastriotit.

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALET

E mërkurë, 8 maj 2019, ora 17:00

TIRANA-LUFTËTARI         5-3 (0-0)

Shënues: Daja 21′, Kobina 47′(pen), Ngo 52′, Sentamu 74′, 86′ / Fili 41′, Oshafi 79′, Dunga 90+4′

TIRANA: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Greca, Halili, Ngo. Trajner: Ardian Mema

LUFTËTARI: Ruçi, Demo, Kukaj, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Hanti, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Kartonë të verdhë: Halili 10′, Greca 30′ / Dunga 40’Dunga 94′

KOMENTI

90+5′ – Gool Luftëtari! Luftëtari shënon gol nderi, Dunga ul me kokë për Nezirin, i cili i lirë në zonë shënon me kokë. Arbitri mbyll ndeshjen pa u nisur fare loja nga qendra e fushës.

86′ – Gool Tirana! Sentamu shënon sërish, pas një kundërsulmi të shpejtë. Goli i pestë për Tiranën.

79 – Goool Luftëtari! Oshafi shënon për Luftëtarin. Goditje e saktë me kokë, Luftëtari tenton deri në fund.

77′ – 11-metërsh për Tiranën.

Kobina i pasaktë në ekzekutim, topi përfundon jashtë!

75′ – Goool Tirana! Goditje këndi, Sentamu godet saktë me kokë dhe shënon, 4-1.

63′ – Kobina pason për Ngo anglezi brenda zonës e dërgon topin jashtë kuadratit. Rast i mirë shënimi.

52′ – Goool Tirana! Ngo bën gjithçka i vetëm dhe shënon golin e tretë për Tiranën.

47′ – Tirana në avantazh me një 11-metërsh fituar nga Grent Halili. Kobina autor i golit.

41 – Gooool Luftëtari! Një gafë e mbrojtësve të Tiranës shfrytëzohet nga Luftëtari që barazon me anë të Filit.

21′ Gooool Tirana! – Një supergol i Asion Dajës. Mesfushori kryeqytetas ndalon topin dhe e dërgon në rrjetë me një veprim akrobatik.

8′ – Daja provon nga largësia me një goditje të fuqishme, por topi përfundon disa metra mbi tra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online