Ernest Gjoka, trajneri i Kukësit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Ishte objektiv vendi i dytë dhe e arritëm. Kjo fitore na ndihmon, na mban në ritëm dhe me moralin lart. Nuk ishte ndeshja e duhur, por tani kemi dy ditë kohë të mendojmë vetëm për finalen”.
“Kupa? Uroj ta fitojmë. Përgjithësisht te Kukësi kam qenë këmbëmbarë. Trofeu i Rexhinaldos uroj ta tërheqë ekipin drejt trofeut tjetër. Ishte ndeshje me risk dhe donim vendin e dytë, ndaj bëmë një sforco. Patëm mungesa dhe probleme. Edhe me formacionin kishim probleme, për shkak të lojtarëve të huaj që ishin të shumtë”.
Kukësi luan finalen me Tiranën të dielën dhe verilindorët duan ta fitojnë me çdo kusht këtë trofe. Skuadar e Gjokës synonte titullin kampion, por e mbyll në vendin e dytë.