Gjoka gjen zgjidhjet për Kamzën, Shehi “revolucion” në formacion

Kamza e Skënderbeu janë gati për përballjen mes tyre. Trajneri Ernest Gjoka i është gëzuar rikthimit të mbrojtësit Olsi Teqja, i cili luan në qendër së bashku me Arrabal. Bonani ëshët zhvendosur majtas, kurse Idrizaj djathtas.

Mungesën e Mehmetit në mesfushë e mbulon i riu Majkëll Peçi, i afruar gjatë merkatos së verës nga skuadra e Burrelit. Ndryshime te Skënderbeu, që luan me modulin 3-4-3. Vangjeli dhe Abazi do të luajnë si mesfushë, kurse Muzaka do e nisë nga stoli për shkak se ka pësuar një dëmtim në momentet e fundit. Fili merr vendin e tij. Guindo do të jetë sërish në sulm, kurse në qendër të mesfushës aktivizohen Guexh dhe Dita.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E premte, më 21 dhjetor 2018, ora 13:30
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

Kamza-Skënderbeu

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Teqja, Bobano, Rezi, Malaj, Peçi, Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Aliti, Abazi, Dita, Guexh, Gripshi, Fili, Guindo. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Edlir Malo, Klajdi Kola
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online