Gjoka-Flamurtari, gati gjyqi i ri

Ndërkohë që nuk është mbyllur ende çështja e pagave të prapambetura nga koha kur drejtonte bashkia, Gjoka pret edhe pagat e turqve

“Nuk paguaj më borxhe të vjetra, nuk marr përsipër kontrata antiligjore”. Ky është një refren i dëgjuar shpesh nga Sinan Idrizi këto muajt e fundit, aq sa është kthyer në rutinë dhe të gjithë presin me kuriozitet: a do të marrin ndonjëherë fund vuajtjet e Flamurtarit? Ndërkohë, lojtarët presin të paguhen dhe borxhet e të shkuarës mbeten pezull. Jo rastësisht, Flamurtari nuk u licencua fare për të marrë pjesë në kupat e Europës, por për këtë nuk e vrau mendjen kush në Vlorë, sepse fundja vendi i katërt dukej larg deri në javët e fundit. Tani ka mbaruar edhe një sezon plot makthe, por klubi nuk e ka luksin të shkojë i qetë me pushime, pasi duhen mbyllur shumë gropa, para se të mendohet për sezonin e ardhshëm, që do të jetë sërish një shtëpi e ndërtuar nga e para. Gjithashtu, në  Vlorë duhet të shqetësohen edhe për një çështje të re, që dhe aq e re nuk është, sepse Ernest Gjoka pret ende të paguhet nga klubi, jo për një, por për dy kontrata.

GJYQI I RI – Ernest Gjoka ka fituar gjyqin e parë, atë për rreth 45 mijë euro të pamarra që nga koha kur Flamurtari menaxhohej nga Bashkia. Idrizi gjithnjë ka deklaruar se nuk është borxh që i përket atij dhe duhet ta zgjidhë bashkia ose ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika, por ndërkohë çështja duket se do të zgjidhet në KAS, edhe pse nuk dihet kur do të hapet si çështje e kur do të vijë vendimi final. Ndërkaq, Gjoka ka pritur me qetësi ndonjë sinjal nga Idrizi për një tjetër borxh, atë që i përket pikërisht Idrizit. Në sezonin 2014/2015, kur drejtoi pak muaj nën drejtimin e Idrizit, Gjoka u pushua nga puna në nëntor dhe që atëherë ka mbetur pa marrë 26 mijë euro. Para dy vitesh Gjoka deklaronte: “Nuk kam asnjë qëllim, që çështjen ta çoj në gjyq. Thjesht dua të gjejmë një zgjidhje të përbashkët rreth pagesave të prapambetura që kam për të përfituar nga klubi. Ne kemi diskutuar dhe pa dyshim që do të gjejmë një zgjidhje”. Zgjidhja nuk ka ardhur dhe nga Vlora nuk ka pasur asnjë reagim, pavarësisht se Gjoka është munduar disa herë ta zgjidhë këtë çështje pa bujë e pa ankesë në FSHF. Tani, duke parë zvarritjen e gjyqit të parë dhe mosreagimin për kontratën e dytë, Gjoka ka autorizuar avokatin e vet që të hapë në ditët e ardhshme gjyqin e ri në ngarkim të Flamurtarit. Nëse për kontratën e parë Idrizi pretendon se ka shkelje dhe nuk i takon atij ta paguajë, për të dytën zor se ka ndonjë argument bindës, përveç atij që e dha vetë dje në intervistën në lidhje me privatizimin: “Na hoqën 6 pikë për kokëfortësinë tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online