Gjoka: Debrecenin e njohim mirë, na duhen lojtarë

Kukësi po përgatitet për ndeshjen me Debrecenin. Trajneri Ernest Gjoka po punon me ekipin në Ohër dhe tekniku kryeqytetas i gëzohet faktit që nuk kanë dëmtime këtë periudhë, edhe pse pranohet se grupi ka nevojë edhe për të tjerë futbollistë.

“Kemi bërë disa ditë të mira këtu dhe skuadra e kishte të nevojshme. Skuadra ka marrë ngarkesë të lartë fizike, kemi vrapuar shumë dhe dua të falënderoj skuadrën për gatishmërinë dhe për atë që ka dhënë gjithë kohën.

Fat i madh është qe nuk kemi pasur asnjë dëmtim dhe grupi është i plotë. Kemi 16 lojtarë dhe na duhen përsëri lojtarë cilësorë. Momentalisht nuk marrim dot më dhe do bazohemi te ky grup”, shprehet Gjoka për faqen e klubit.

Më tej ai flet edhe për sfidën e Europa League: “Ndeshja me Debrecenin është shumë e vështirë, është një ndeshje me një nga ekipet më të mira të kampionati hungarez. Jemi munduar ta studiojmë kundërshtarin përmes video analizave.

E njohim mirë rivalin, njohim lojtarët kyç tyre, njohim cilësitë e tyre, njohim anët e mira dhe jo të mira që kanë. Me grupin që kemi do mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme, për ta kthyer të pamundshmen në të mundur dhe për të shkuar te suksesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *