E kryer, Majkëll Ngo zbulon të ardhmen e tij

Majkëll Ngo do të vazhdojë të qëndrojë në Superiore edhe për një sezon të paktën. Ende Tirana nuk e ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me sulmuesin anglez, por gjithçka është e mbyllur. Palët ishin në bisedime prej kohësh dhe Ngo e kishte kontratën përpara.

Sa duket ai ka vendosur ta firmosë dhe në rrjetet sociale ka postuar një foto me mesazhin e qartë: “Mezi pres të rikthehem këtu”. Tirana nesër nis përgatitjet dhe trajneri Ardian Mema e pret në stërvitje sulmuesin dhe jo vetëm.

Edhe Ismael Dunga mund të konsiderohet pjesë e bardhebluve dhe mbetet vetëm të zyrtarizohet marrëveshja. Sulmuesi ndodhet në kryeqytet dhe do të jetë një formë më shumë në sulmin e 24 herë kampionëve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online