Gjobë dhe heqje shiriti, Loris kërkon ndjesë

Hugo Loris është penduar. Në orët e para të ditës së premte ai u ndalua nga policia dhe për shkak se po ngiste makinën në gjendje të dehur, u shoqërua në komisariat. Kampioni i botës qëndroi për shtatë orë në qeli dhe më pas u lirua me kusht. Më 11 shtator pritet që të dalë sërish para gjyqit.

Ajo që ka bërë portieri, nuk është pritur aspak mirë te Totenhemi.  Loris humbi seancën e djeshme stërvitore, ndërkohë që tanimë “Daily Mail” raporton se francezit pritet që t’i hiqet shiriti i kapitenit. Herri Kejn është favoriti për t’u graduar në vend të tij.

Loris, nuk është ndjerë mirë për atë që ka bërë, ndaj edhe ka kërkuar ndjesë: “Dua t’i kërkoj falje me gjithë fuqinë e zemrës time familjes, klubit, shokëve të skuadrës, trajnerit dhe gjithë mbështetësve. Ngasja e makinës nën ndikimin e alkoolit është e papranueshme. Marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe ju them që nuk është ky shembulli që unë dua të jap”.

Për atë që ka ndodhur, pritet që Hugo Loris të gjobitet nga ana e klubit të tij. Më shumë se 330 mijë euro pritet që portierit t’i mbahen portierit nga të ardhurat që përfiton te Totenhemi, klub që sigurisht nuk e ka pritur aspak mirë atë që ka ndodhur me kapitenin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online