Gjoba të rënda për PSG-në dhe Junajtid, UEFA me “dorë të hekurt”!

Mançester Junajtid dhe PSG janë gjobitur nga UEFA për trazirat që shkaktuan tifozeritë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” janë gjobitur me 16 mijë euro, pasi tifozët e tyre hodhën sende në fushën e lojës në drejtim të lojtarëve francezë. Për më tepër, bllokuan dhe shkallët brenda stadiumit, në zonën ku duhej të dilnin tifozët miq.

Ndërsa kampionët e Francës janë gjobitur me 41 mijë euro, për shkak se tifozeria e tyre hodhën fishekzjarrë në fushën e lojës, sende të tjera dhe shkaktuan trazira mes dy turmave. Këto gjoba duhen paguar para ndeshjes së kthimit, që do të luhet në “Parc de Prince” në mesjavë.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave, u mbyll 0-2 në favor të PSG-së, falë golave të Kimpembe dhe Kilian Mbape, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm sa i takon kualifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online