Gjoba dhe paralajmërime, e pëson Spaleti i Interit

0

Dënim me gjobë dhe paralajmërim për trajnerin e Interit. Mbas humbjes me Sasuolon, Spaleti ka ofenduar arbitrin Mariani dhe gjykata sportive e ka dënuar me 10 mijë euro gjobë, duke e cilësuar veprimin e trajnerit si “shprehje të rëndë ofenduese”.

Këshillë me paralajmërim dhe për Valter Maxarrin e Torinos. Në një moment është futur në fushë dhe ka kundërshtuar një vendim arbitrar. Shkelja është zbuluar nga arbitri i katërt, i cili ka mbajtur shënim veprimin e Maxarrit.

De Rosi dhe Gomez ia kanë hedhur paq, edhe pse të dy kapitenët nuk zbatuan rregullin e vendosur nga Liga e Serisë A për shiritin e kapitenit. Ata mbajtën në krah një shirit personal, por asnjë dënim, madje as një paralajmërim kundrejt kapitenëve të Romës dhe Atalantës.

Nga lojtarët, vetëm Adam Nagi i Bolonjës mungon një javë, si pasojë e kartonit të kuq të marrë në ndeshjen përballë Spal.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.