“Gjithmonë në hijën tonë”, Juventusi sfidohet nga Londra

Juventusi ka bërë publike fanellat që do të veshë për sezonin e ardhshëm dhe kontestimet kanë qenë të shumta. Tifozët janë kundër, pasi është prekur tradita e vijave bardhezi, që duket se në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar dhe nga Anglia, ku ekipi i Fulhemit njihet që simbolet e saj i ka bardhezi, njësoj si Juventusi. Drejtues të klubit londinez kanë postuar në twitter një foto të fanellës së re të Juventusit dhe një të fanellës së tyre, duke shkuar: “Gjithmonë në hijën tonë”.

Përveçse ngjashmërisë së fanellave, Fulhemi i është referuar edhe triumfit të famshëm që arriti në vitin 2010 ndaj torinezëve në Europa League, ku i mposhti me shifrat 4-1. Gjithsesi, postimi i klubit anglez u fshi menjëherë, por nuk i shpëtoi mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *