Gjithçka zyrtare, Reali huazon dy lojtarë njëherësh

Real Madrid ka zyrtarizuar largimin e përkohshëm të dy lojtarëve. Sergio Reguilon ka kaluar te Sevija një sezon në formë huazimi pa të drejtë blerje.

22-vjeçari nuk bënte pjesë në planet e Zidan dhe tani është gati të nisë aventurën me ekipin andaluzian. Reguilon ishte një ndër zbulimet e bukura të sezonit të fundit për t’u harruar të Realit.

Mbrojtësi luajti 22 ndeshje në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar me Realin, ndërsa në muajin mars erdhi edhe debutimi me Spanjën U21.

Florentino Perez ka huazuar një tjetër lojtar gjatë ditës së sotme. Martin Odegard zhvilloi një sezon shumë të mirë me Viteshen. Ëndrra e madhe e norvegjezit është të luajë në “Santiago Bernabeu”, por i duhet të presë edhe pak.

Fantazisti 20-vjeçar është huazuar një sezon te Real Sociedad. Formula është e njëjtë si në rastin e Reguilon. Një zgjidhje perfekte për Realin, që pret që dy lojtarët e rinj të rikthehen vitin e ardhshëm me të fortë dhe me më shumë eksperiencë mbi supe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *