Drejtuesit e Juventusit po punojnë për të përforcuar ekipin me elementë të tjerë cilësorë, por rëndësi kanë edhe rinovimet në shtëpi. Një gjë e tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Daniele Ruganin për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur deri në vitin 2023 dhe lajmi është bërë zyrtar nga klubi torinez në rrjetet sociale.
“Historia e Daniele Ruganit, prej vitesh e ndërthurur me ngjyrat bardhezi, është e destinuar të mbetet e tillë edhe më shumë, sepse mbrojtësi ka rinovuar kontratën e tij, duke u lidhur me kauzën juventine deri në vitin 2023”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.
Una storia con la Juve che continua ? ??@DanieleRugani, bianconero fino al 2?0?2?3? ? https://t.co/yUD6zhkQ78 pic.twitter.com/k7UFRGyBZK
— JuventusFC (@juventusfc) March 28, 2019