Një sërë klubesh evropiane janë vënë në ndjekje të talentit japonez Takefusa Kubo. 18-vjeçari aktivizohet me klubin e Tokios në ligën e parë japoneze, ku nga fillimi i sezonit ka qenë një titullar i padiskutueshëm.
Kubo ka qenë në të shkuarën pjesë e akademisë së Barcelonës, por kjo gjë u bë në shkelje të rregullores së FIFA-s, çka detyroi atë dhe dhjetra fëmijë të tjerë që të riktheheshin në vendet e tyre të origjinës.
Nëse katalanasit duan ta rikthejnë në klub mesfushorin me tipare sulmuese do të jetë një operacion i kushtueshëm, pasi drejtuesit e Tokios nuk pranojnë të negociojnë poshtë klauzolës prej 8 milionë eurosh që është vendosur në kontratën e lojtarit.
https://www.youtube.com/watch?v=D2murVGwZmE