Gjici: Mund të luajmë ndeshjet e Europës në Kukës, ja sa zgjasin punimet e stadiumit

Presidenti i Kukësit Safet Gjici ka folur në një intervistë për “A2 CNN” në lidhje me punimet që sapo kanë filluar për ndërtimin e stadiumi të ri të Kukësit. Numri një i klubit verilindor u shpreh se punimet mund të përfundojnë për pesë ose gjashtë muaj dhe se projekt i miratuar ka një kosto totale prej 6 milionë eurosh.

“Presim që firma zbatuese të ecë shpejt me punimet. Besoj që do të kemi një stadium modern të standardeve ndërkombëtare që dhe ndeshjet e Europës t’i zhvillojmë në Kukës. Projekt i parë shkonte te 12 milionë euro, ndërsa tani kosto totale shkon diku te 6 milionë euro me gjithë tvsh, parashikohet që stadiumi të ketë një kapacitet prej 6000 vendesh”.

“Ka pasur disa pengesa nga pjesa e bashkisë për disa procedura që s’kishin lidhje me investimin pasi investimi kryhet nga qeveria. Pasi kishin dalë fondet nga FSHF-ja dhe shteti mora vesh që bashkia thoshte se stadiumi ishte i tyri, dhe se ata kishin të drejtë ta shisnin, pra gjëra që nuk kanë lidhje me ligjin shqiptar. Besoj se stadiumi do mbyllet për pesë ose gjashtë muaj. Ndoshta ndeshjet e Europës nuk do t’i luajmë dot në Kukës, por të paktën stadiumi do të jetë funksional për fillimin e sezonit tjetër”, tha Gjici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *