Gallatasaraj gjen zgjidhje për sulmin, firmos “bomberi” grek

0

Sulmi është kthyer në një makth për skuadrën e Gallatasarajit. Kampionët e Turqisë nuk kanë mundur të zëvendësojnë largimin e sulmuesit francez Bafetimbi Gomes, i cili luajti rol kyç në fitimin e kampionatit të kaluar me 29 golat e tij.

Për të zgjidhur problemin në repartin e sulmit, drejtuesit e skuadrës nga Stambolli kanë afruar në ekip sulmuesin grek Kostas Mitroglu. Mëngjarashi do t’i bashkohet “luanëve të Bosforit”, nga Marseja në një marrëveshje huazimi që do të zgjasë për një periudhë 18-mujore.

Gallatasaj për momentin mban vendin e dytë në renditjen e Superligës turke, gjashtë pikë larg kryesuesve të Bashakshehirit. Me ardhjen e Mitroglusë, skuadra e Fatih Terim shpreson që të ngushtojë diferencën me fqinjët nga Stambolli.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.