Gjici mbledh Kukësin e Gjokës, porosi e… batuta

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kukësi është gati për ndeshjen e sotme kundër Laçit. Verilindorët janë grumbulluar para sfidës me kurbinasit dhe objektivi është fitorja. Para kësaj përballje, presidenti Safet Gjici ka vendosur të takojë futbollistët e tij.

Vetë klubi ka publikuar fotot nga ky takim dhe nuk kanë munguar as batutat. Sigurisht ka pasur edhe biseda serioze, pasi te Kukësi ende besojnë te titulli kampion. Një fitore do vinte në presion Partizanin dhe ngushtimi i diferencës me të kuqtë do rriste optimizmin dhe shpresat për të ngritur trofeun në fund të sezonit.

Kjo është ndeshja e parë që luhet në Laç këtë sezon. Verilindorët kanë fituar takimin e fazës së dytë në “Elbasan Arena”, ndërkohë që po në këtë stadium është mbyllur në barazim sfida e parë e sezonit. Takimi i fundit, i zhvilluar në Kamzë, përfundoi në barazim pa gola.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *